Agim Bahtiri për sulmet në Londër: Uroj të ketë sa më pak viktima

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës ka uruar për sa më pak viktima nga sulmet që kanë ndodh në Londër.

Bota

22/03/2017 18:15

“Me keqardhje e shoh, më lejon tu shpreh ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit të Britanisë”.

“Pavarësisht nga vijnë këto sulme, ai njeri që mendon ta vrajë dikë, kjo është për tu dënuar ashpër”.

“Lutem që viktima të ketë sa më pak”.

Këto komente Bahtiri, i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.