Agim Bahtiri për herë të katërt i ik debatit me Valdete Idrizin

Kryetari aktual i Mitrovicës, dhe pretendenti edhe për një mandat nga AKR-ja, Agim Bahtiri për herë të katërt nuk ka pranuar të përballet në debat me kandidaten e PDK-së për këtë komunë Valdete Idirizi.

Lajme

16/11/2017 20:59

Bahtiri e Idrizi kanë pasur sot të debatojnë në RTK për balotazhin e Mitrovicës që do të mbahet të dielën më 19 nëntor, shkruan lajmi.net.

Bahtiri i ka refuzuar ftesat e të gjitha televizioneve që të debatojë me Idrizin e PDK-së.

Debatin e parë Bahtiri e ka refuzuar në RTV 21, të dytin në telegraf, të tretin në kallxo.com dhe debatin e katërt në RTK.

Idrizi vjen nga Shoqëria Civile që ka arritur që të jetë në raundin e dytë në balotazh për Mitrovicën.

Kujtojmë se PDK-ja ka pasur në garë dy gra kandidate nëpër komuna./Lajmi.net/

Debati i katërt në RTK që Bahtiri nuk ka marrë pjesë