Agim Bahtiri: Jam dëmtuar, ndërkombëtarët nuk takojnë njerëz që janë nën hetime

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se ai ishte dëmtuar nga aktakuza e ngritur ndaj tij.

Lajme

22/03/2017 18:40

“Më kanë dëmtuar, sepse ndërkombëtarët e kanë një vendim të prerë që nuk takojnë njerëz që kanë të ngritur aktakuza”.

“Më kanë takuar, por është parim që të mos takojnë njerëz që janë në hetime”.

Këto komente Bahtiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Bahtiri ishte akuzuar për një tender që kishte të bënte me ndriçimin publik, ndërsa sot është hedhë poshtë aktakuza e tij nga Gjykata e Apelit.

“Unë kam zbatuar edhe procedurat edhe rregullat ligjore edhe të ruajtjes së ambientit dhe Komuna është pajisur me ndriçim publik të standardeve evropiane”.

“Ka qenë çështje politike, 2.4 milionë ia kam sjellë përfitim Komunës e nuk e kam shpenzuar asnjë cent”.

“Të ja sjellës një ndriçim publik qytetit është fitore e madhe”.

Ai ka insistuar se gjatë mandatit të tij nuk e ka keqpërdorur asnjë cent nga qytetarët e vendit të tij.