Agim Bahtiri i ikën nga debati për herë të tretë

Kryetari aktual i Mitrovicës, dhe pretendenti edhe për një mandat nga AKR-ja, Agim Bahtiri ka ikur nga debati për herë të tretë.

Lajme

14/11/2017 20:33

Bahtiri ishte sot i ftuar në debat me kundër kandidaten nga PDK-ja, Valdete Idrizi, por e ka anuluar.

Bahtiri fillimisht ka ikur nga debati në RTV 21, në telegraf dhe herën në tretë në kallxo.com.

Idrizi dhe Bahtiri garojnë për kreun e Mitrovicës, që në raundin e parë nuk doli askush fitues i mbi 50 për qind i votave./Lajmi.net/