Agim Aliu: Na presin shumë punë për ta bërë Ferizajn ashtu siç e duam

Kryetari i zgjedhur i Ferizajt, Agim Aliu ka falënderuar votuesit në qytetin e Ferizaj pas fitores së djeshme.

Lajme

20/11/2017 18:39

Ai ka premtuar se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim partie politike.

Lexo postimin e plotë:

Mbrëmë, ferizajasit dëshmuan se e duan ndryshimin. Pushteti i ri është pushteti juaj, ju që jeni forca ime, vullneti për të bërë Ferizajn, qytet elitar.

Jam thellësisht falenderues dhe i emocionuar me mbështetjen e fuqishme të gjithë qytetarëve, të rinjve e të moshuarve, burrave e grave që dhanë kontributin e tyre për ta bërë realitet fitoren.

Triumfi i djeshëm është triumfi i qytetarëve, zërit që thërret për ndryshim me punë konkrete.

Unë do të jem zëri juaj, kryetar i të gjithëve, përtej ngjyrave politike që bashkë të punojmë për të ardhmen e përbashkët në qytetin tonë.

Bashkë na presin shumë punë për ta bërë Ferizajn ashtu siç e duam.

Faleminderit të gjithëve!

Na priftë e mbara!

P.S. Kërkoj ndjesë ndaj gjithë atyre, qindra mesazheve e thirrjeve telefonike që nuk kam mundur t’i përgjigjem. Ju faleminderit për urimet!