Agim Aliu merr mbështetje të jashtëzakonshme nga të rinjtë – Lajmi.net
Agim Aliu merr mbështetje të jashtëzakonshme nga të rinjtë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 15:05, 14 November 2017
Dje në sheshin “Hyrë Emini”, kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore të balotazhit, ku para qindra të rinjve ka shpalosur vizionin e tij për rininë dhe projektet konkrete me të cilat do të qeverisë në dobi të të rinjve të Komunës së Ferizajt.

“Kush më mirë se unë, që kam qenë pjesë udhëheqëse e të rinjve në të kaluarën, mund të kuptoj rolin tuaj dhe sfidat me të cilat ballafaqoheni. Të rinjtë kanë bërë ndryshimin në faza të rëndësishme historike për vendin tonë. Në mandatin tim qeverisës, vendimarrja e të rinjve do të ndodhë, të rinjtë përmes projekteve konkrete do t’i fuqizojmë, mbështesim e promovojmë. Do të aprovoj  kërkesat e tyre për një rini të shëndoshë dhe të angazhuar. Një pjesë të rëndësishme të platformës sime, zënë të rinjtë, sidomos në pjesën e luftimit të dukurive negative, për t’i siguruar familjeve dhe gjithë shoqërisë, rini të shëndosh, larg dukurive negative që po kërcënojnë çdo ditë shoqërinë tonë” – theksoi kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

 

Fjalët kyçe: Agim Aliu, Ferizaj, të rinjtë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master