Agim Ademi dhe Eroll Salihu udhëtuan në Cyrih për takim me Infantinon

Me ftesë të presidentit të FIFA-s z. Gianni Infantino, sot presidenti Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu  kanë udhëtuar për në Cyrih, për takim me të parin e shtëpisë botërore të futbollit.

Sport

26/09/2018 16:08

Takimi do të zhvillohet nesër më 27 shtator në selinë e FIFA-s dhe fillon nga ora 13.o0.

Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Ademi tha se ftesa nga i pari i FIFA-s është shumë domethënëse për mua dhe FFK-në, pasi shpreh respektin dhe mbështetjen që FIFA e ka për neve.

Ndaj unë bashkë me sekretarin Salihu do të shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë për mbështetje dhe njëherësh ta informojmë për rrjedhat e zhvillimit dhe  realizimin e prjekteve në futbollin në Kosovë .

Si dhe do të kërkojmë përkrahje edhe më të madhe përmes projekteve për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, duke marrë për bazë nevojat tona.

Për nder të delagacionit të Kosovës sonte shtrohet darkë si nesër do të kenë takime edhe me ekipin e financave si dhe takimi me presidentin Infantino i cili do të shtrojë drekë për krerët e FFK-së. /Lajmi.net/