Agani: Kryetar legjitim i PD-së jam unë

Ferid Agani ka thënë se është kryetar legjitim i Partisë së Drejtësisë deri në qershor të vitit 2019.

Lajme

29/09/2016 23:31

Ai ka thënë se kuvendi zgjedhor i së mërkurës, i organizuar nga një grup brenda PD’së, nuk është legjitim, meqë është thirrur në mënyrë jostatutore.

Agani ka deklaruar për “Epoka e re” se për të thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm është e nevojshme të votojnë dy të tretat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit Drejtues të PD’së dhe, sipas tij, ky kuvend nuk i ka pasur dy të tretat.

Ai është shprehur i bindur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta shpallë jolegjitim mbajtjen e këtij kuvendi i cili është organizuar në kundërshtim me programin dhe statutin e PD’së.

Agani ka thënë se zyrtarët që e kanë organizuar këtë kuvend e kanë vetëpërjashtuar veten nga proceset politike të PD’së, pasi kanë bërë përpjekje për themelimin e një subjekti të ri politik.