Ag Apolloni: “Last Christmas”, u dëgjua edhe nga ne antifetarët (Video)

Për vdekjen e yllit të muzikës George Michael kanë reaguar shumë të huaj e vendas, madje vdekjen e tij nuk e pritën fare mirë.

ShowBiz

26/12/2016 15:38

Ndër ta ishte edhe dramaturgu shqiptar Ag Apolloni, që bëri një status në rrjetin social Facebook për vdekjen e tij, shkruan lajmi.net.

“Last Christmas” është kënga e Michael që bëri bujë në tërë botën, e që Apolloni shkruan se u dëgjua edhe nga antifetarët.

“Këtë këngë të Krishtlindjes, dje, si çdo 25 dhjetor, e ka dëgjuar gjithë bota, përfshirë edhe antifetarët si puna ime që nuk festojnë asnjë festë fetare. Tashmë çdo 25 dhjetor do ta kujtojmë George Michael-in”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai shkroi edhe për kohën kur Michael është arrestuar për një akt seksual.

Ky është shkrimi i tij i plotë

R. I. P. George Michael

Në ditën e Krishtlindjes, vdiq këngëtari i hitit të Krishtlindjes (“Last Christmas”). Këtë këngë të Krishtlindjes, dje, si çdo 25 dhjetor, e ka dëgjuar gjithë bota, përfshirë edhe antifetarët si puna ime që nuk festojnë asnjë festë fetare. Tashmë çdo 25 dhjetor do ta kujtojmë George Michael-in.

Mendoj se teposhtëza e tij nisi në vitin 1998, kur policia e arrestoi në tualet derisa po bënte “një akt të fëlliqur” (kështu e quajtën mediat). Fill pas këtij arrestimi, ai u deklarua si homoseksual. Pasuan përplasje të herëpashershme me ligjin. Karriera e tij u mbyll në shekullin 20, pa ndonjë prurje të veçantë në shekullin e ri.

Sot shumica mendojnë se karriera e këtij biri grek mori fund në momentin kur u shpall homoseksual. Kjo na bën të mendojmë që ne jemi më të prapambetur se grekët e vjetër. Në Greqinë e lashtë, Anakreonti ishte poet homoseksual, krijimtaria e të cilit u kushtohej djemve të rinj të cilët poeti i dashuronte dhe me të cilët flinte. Anakreonti jo vetëm që nuk përqeshej e nuk sulmohej, por nderohej nga shteti dhe populli si një poet i jashtëzakonshëm. Po ashtu, poetja Safo, praktikoi haptazi lidhjet lezbike në ishullin Lezbos dhe çmohej si “Homeri femër”. Në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21, një artist i jashtëzakonshëm grek u gjykua, u ofendua, u shkatërrua për shkak të orientimit seksual. A thua kaq e vështirë është të kuptohet që homoseksualizmi është thjesht orientim, jo krim?

(Këtu po e postoj këngën që, nga të gjitha këngët e tij, e kam dëgjuar më shumë, pa harruar: Careless ëhisper, Last Christmas, Freedom etj. )

/Lajmi.net/

YouTube player