Aftësitë e kufizuara fizike nuk mund t’ju kufizojnë

Derisa shumë njerëz e kalojnë jetën duke u ankuar për atë që nuk e kanë dhe duke injoruar dhuntitë e shumta që posedojnë, ka nga ata që me vendosmëri, vullnet dhe ambicie, kanë arritur t’i tregojnë botës se aftësitë e kufizuara fizike nuk janë faktor kufizues.

Fun

13/04/2018 14:04

 

Më poshtë janë disa nga historitë e mrekullueshme të njerëzve që frymëzuan miliona njerëz në mbarë botë, transmeton Klan Kosova.

Amy Purdy

Për shkak të një bakterie në moshën 19 vjeçare ajo humbi këmbët e saj. Gjithashtu ajo humbi dy veshkat dhe shpretkën e saj. Dy vjet më pas, ajo mori veshkën nga babai i saj me anë të një transplanti. Dhe vetëm 3 muaj më vonë, Amy ishte kthyer me proteza në këmbët e saj duke fituar medalje të bronztë në snowboarding.

Aaron Fotheringham

Që nga mosha tetë vjeçare ai ishte në një karrike me rrota. Frymëzuar na vëllau i tij që ngiste biçikletën, Fotheringham filloi ta praktikonte backflip në një karrige të modifikuar. Në moshën 14 vjeçare, ai u bë personi i parë që bëri një backflip në një karrige me rrota dhe ekzekutoi një backflip të dyfishtë në moshën 18-vjeçare.

Evelyn Glennie

Ajo ka qenë e shurdhër që nga mosha 12 vjeçe. Ajo pretendon se e dëgjon vetën përmes pjesëve tjera të trupit përpos veshëve të saj – diçka që me siguri do ta besoni nëse e dëgjoni atë. Për kontributin e saj në muzikë ajo është shpërblyer me njërin nga çmimet më të rëndësishme në Britani.

Zack Ruhl

Ai lindi me sëmundje të kockave, kështu që mjekët duhej t’ia amputonin këmbët. Por sot ai është një trajner i suksesshëm i CrossFit.

Marla Runyan

Pavarësisht se ishte i verbër, jo vetëm që fitoi 4 medalje ari në kërcimin e gjatë dhe garat 100-m, 200-m dhe 400-m, por gjithashtu fitoi një medalje të artë në garën prej 1.500 m.

Spencer West

Shumë njerëz ngjitjen në Kilimanjaro do ta konsideronin të pamundur. Por maja më e lartë në Afrikë nuk e ka trembur atë. Në moshën 31 vjeç, Spencer West arriti të pamundurën – ai u ngjit në mal duke përdorur vetëm duart e tij.

Bethany Hamilton

Në vitin 2003, derisa shëtiste me shoqen e saj më të mirë, babain dhe vëllain e saj në det ajo u sulmua nga një peshkaqen dhe humbi krahun e majtë. Deri në kohën kur ajo u dërgua në spital kishte humbur mbi 60% të gjakut të saj dhe ishte në shokë hemorragjik. Por ajo ishte një vajzë e vendosur dhe brenda një muaji, ishte kthyer përsëri në bord. Sot, ajo është një surfer profesioniste dhe shumë e suksesshme.

Angel Giuffria

Aktorja u lind me vetëm një krah. Ndërsa shumica e njerëzve do ta merrnin këtë si një mallkim, vendosmëria e fortë e saj e bëri atë një aktore të suksesshme.

Qian Hongyan

Ajo humbi të dy këmbët në një aksident me makinë në vitin 2000, kur ishte vetëm 4 vjeçe. Duke qenë e lindur në provincën jugperëndimore të Kinës, marrja e protezave ishte përtej mjeteve të familjes së saj. Por pas tërheqjes së vëmendjes në shtypin kinez, ajo ishte në gjendje të merrte protezat dhe iu bashkua klubit lokal të notit për të paaftët. Puna dhe vendosmëria e saj e madhe u shpërblyen kur ajo u bë një kampione kombëtare në vitin 2009 dhe fitoi medaljen e artë në finalen 100 metra të gjoksit në Lojërat Paraolimpike Provinciale të Yunnanit në 2015.