‘Aftersex’ trend në rrjetet sociale

Si duket ‘selfie’ ka kaluar çdo kufi të mundshëm, pasi tani personat kanë filluar të publikojnë fotografi pas seksit.

Lifestyle

01/04/2014 22:16

Rrjetet sociale, më saktësisht teknologjia është futur thellë në jetën e njeriut, sa tashmë shumë persona postojnë fotografi në shtrat me të dashurat e tyre pas një marrëdhënie seksuale.

Më saktësisht, ‘selfie’ me mesazhin ‘#aftersex’ ka filluar të pushtojë rrjetet sociale pasi ka filluar të përdoret me të madhe.

Gjatë ditëve të fundit kemi parë fotografi të ndryshme pas seksit nga një çift. Disa ishin në shtrat me një mace, disa të tjerë vendosën që të pinë nga një cigare ndërsa një çift tjetër tregoi trupin e tyre plotë me tatuazhe.