Afrona tregon haptas cilin artist preferon, nuk është Blero

Vështirë të thuhet se ka ndonjë çift në estradë që ka qenë më i pranishëm në titujt e medieve rozë sesa Blero dhe Afrona.

ShowBiz

12/11/2017 10:41

Që nga koha kur e pranuan publikisht lidhjen, Afrona dhe Blero janë shumë aktiv në rrjete sociale me imazhe të përbashkëta dhe dedikime për njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj në Instagram, Afrona ka publikuar së fundi një fotografi me të cilën ka treguar se kush është artisti i preferuar për të.

Ajo ndau një skenë nga një film i aktorit të njohur Leonardo Di Caprio për të cilin tha se e ka artstin e preferuar dhe këtë gjë e tregonin edhe ’emojit’ që ka vënë mbi foto.

Blero dhe Afrona nuk ka shumë kohë që janë kthyer nga pushimet, ku kaluan momente të paharruara në ishullin Bali, ndërsa në lidhje me këto pushime foli Blero në intervistën e tij dhënë për ‘Mirage’ ku zbuloi detaje rreth këtij udhëtimi dhe të papriturat që u kishin ndodhur atje. /Lajmi.net/

YouTube player