Afrona shtatzënë? Blero nuk do fëmijë… Ja çfarë thotë këngëtari për dramën e lidhjes së tyre

Janë prej disa kohësh në lidhje, derisa në natën e ndërrimit të viteve Blero e propozoi Afronën për martesë. Por pavarësisht këtij hapi, çifti ka pasur uljet dhe ngritjet e tyre, që nuk i kanë shpëtuar sytit të publikut.

ShowBiz

13/03/2017 16:30

Por kur do t’i vijë fundi këtyre sherreve mes artistëve që lidhja mos të përfundojë në dramë? Gjatë një interviste të fundit Blero tregon se të gjitha çiftet kanë grindje, por Afrona është paksa ekspresive dhe reagon menjëherë. Megjithatë, sipas këngëtarit, sherret i kanë bërë të mëdhaja mediat dhe jo ata vetë.

Së fundi, po qarkullon thashethemi se Afrona është shtatzënë. E në fakt, modelja e njohur ka thënë më herët se ëndrra e saj është që të bëhet nënë e shumë fëmijëve. Por çfarë thotë Blero, i cili është aktualisht babai i një vajze, në lidhje me këtë fakt? “Njëherë për njëherë nuk do të bëjmë fëmijë, pasi udhëtojmë shumë. Ndoshta më vonë”, shpjegon Blero.