Afrona publikon imazhin duke puthur Bleron, ja çka i thotë

Çifti Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë ndër çiftet më simpatike të estradës sonë.

ShowBiz

24/11/2017 18:54

Afrona dhe Blero që nga koha kur kanë bërë publike lidhjen e tyre nuk kanë hezituar t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit publikisht, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Afrona shumë shpesh poston fotografi bashkë me Bleron dhe i kushton fjalë dashurie personit të zemrës.

Së fundi, Afrona ka postuar një fotografi bashkë me Bleron në të cilën shihet duke i dhënë një puthje në faqe dhe i shkroi disa fjalë atij.

“Të dua burri im, shoku im i ngushtë, shpirti im binjak, protektori im ❤️ “, ka shkruar ajo mbi fotografinë me këngëtarin. /Lajmi.net/