Afrona me urim të veçantë për nënën e saj (Foto)

Nëna e Afrona Dikës sot feston ditëlindjen e saj.

ShowBiz

18/05/2017 09:12

E me rastin e kësaj dite të veçantë për të nuk ka munguar as urimi publik i vajzës, shkruan lajmi.net

Afrona ka zgjedhur rrjetin social Instagram për t’ia kushtuar disa fjalë me plot domethënie e të ëmbla.

”Mami im, edhe pse vitet po ikin fytyra jote engjellore po mbetet e njejte.Je e dashur me dashurinë e cila rritet, nga nje dite ne diten tjeter. Ti e di se ke një vend shume te vecante ne zemren time që askush tjeter nuk mund ta permbush perveq teje. Ti je e vetmja qe ke duruar te qaren time ne mes te nates dhe ke sakrifikuar oret e gjumit per tu kujdesur per mua. Ti me ate dashurine tende te embel me ke veshur, me ke zhveshur, me ke lare dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mesuar se cdo te thote te duash nje mashkull dhe te vleresosh te qenurit femer. Ti me ke treguar sekretet e jetes,si te jesh e sjellshme,e dashur apo indiferente. Ti me ke mbeshtetur kaq e kaq here edhe kur te gjithe ishin kunder meje, me ke falur cdo gabim sikur te mos kishte ndodhur. Mami, nuk mjaftojne ore, dite, muaj, vite dhe tere jeta ime ,per te falenderuar per gjithqka qe ke bere per mua. Prandaj, ne kete dite te vecante te uroj gjithqka dhe asgje… Gjithqka qe te ben te lumtur dhe asgje qe te ben te vuaj. Urime ditelindjen me e shtrenjta ime nene. Jetofsh edhe 100 vite se bashku me ne. Te dua pafund”, ka shkruar e dashura e Bleros përkrah kësaj fotografie me nënën./Lajmi.net/