Afrona e vetme rrugëve të Parisit (Foto)

Blogerja e njohur Afrona Dika, emri i të cilës është bërë publik që nga fillimi i lidhjes me këngëtarin Blero Muharremi, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së medieve rozë.

ShowBiz

14/04/2017 16:30

Në Instagram, Afrona ka publikuar një foto në të cilën shihet në një nga restorantet e Parisit, shkruan lajmi.net.

Me një gotë verë në dorë, Afrona thotë “Përshëndetje Paris”, me një bluzë të bardhë dhe një xhaketë xhinse të veshur.

E grimosur me një grim të lehtë, ajo dukej e thjeshtë dhe me shumë stil. /Lajmi.net/