Afrodiziakët: 7 ushqimet që e përmirësojnë jetën tuaj seksuale

Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme të pasura me proteinë dhe vitamina janë të shkëlqyeshme për të rritur libidon tuaj dhe studimet kanë treguar që të bërit seks i shërben shëndetit.

Lifestyle

11/02/2016 15:39

Zbuloni cilët janë afrodiziakët më të mire dhe ushqimet më të mira që do i ndihmojnë jetës tuaj seksuale.

Çokollata e zezë

dark-chocolate-heart1

Frutat dhe perimet të larta në anti-oksidantë duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme sepse ato mund të sjellin shumë përfitime shëndetësore. Fatmirësisht, çokollata e zezë është e mbushur me anti-oksidantë kështu që është një mënyrë e shijshme për t’i marrë ato. Anti-oksidantët njihen për zvogëlimin e shenjave të plakjes, reduktimin e rrezikut për kancer të zverkut në gra dhe shtimin e kënaqësisë seksuale. Konsiderohet si afrodiziaku më efekektiv.

Arrat braziliane

Brazil nuts in a hand made wooden spoon

Këto arra të shijshme përmbajnë selenium, një nutrient i cili dihet se mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës tëk burrat. Si shtesë, seleniumi stimulon prodhimin e spermës së shëndetshmë, duke e bërë një nga ushqimet më të mira që e përmirësojnë jetën tuaj seksuale.

Selino

celery

Ky perim me fibra rrit dëshirën seksuale të një femre. Ajo e bën këtë sepse përmban androsterone, një hormon që e lëshojnë burrat dhe që gratë i “vë në humor”. Të hash selino vazhdimisht do ta mbajë humorin e freskët dhe do ta rrisë numrin e herëve që një grua do të bëjë seks.

Kivi

kiwi-natural-remedy-for-many-diseases-featured1

Vitamina C është një nga afrodiziakët më të mirë, rrit libidon dhe fertilitetin. Kivi, një frut i shijshëm dhe ekzotik, është i mbushur me vitamin C, kështu që është një artikull i domosdoshëm në shportat tuaja të blerjes, së bashku me fruta të tjerë që përmbajnë vitaminën C si portokaj, limona etj.

Spinaqi

Spinach

Perimet me gjethe të gjelbra si spinaqi kanë shumë acid folik, që mund të ndihmojë në rritjen e fertilitetit dhe zmadhimin e libidos. Kjo është arsyeja pse spinaqi konsiderohet si një nga afrodiziakët më të mire, transmeton lajmi.net.

Hudhra

garlic-with-parsley-leaves

E lartë në një përbërës që quhet allicin, hudhra mund të ndihmojë të stimulojë qarkullimin dhe rrjedhjen e gjakut nëpër organet seksuale tek të dy gjinitë. Gjithsesi, mundohuni ta hani me masë sepse era intensive e hudhrës në gojën tuaj mund t’a shuajë humorin.

Dredhëza

Strawberry

Nuk është ndonjë secret që dredhëzat janë një afrodiziak. Ato ndihmojnë në rritjen e nxitjes seksuale në të dy gjinitë. Kur mbulohet me çokollatë të zezë, bëhet një ushqim shumë i lezetshëm dhe i shijshëm për ty dhe partnerin tënd./lajmi.net