Afrim Tovërlani kërkon që homazhet për Vokrrin të bëhen në Stadiumin e Prishtinës

Trajneri kosovar Afrim Tovërlani ka kërkuar që homazhet për Fadil Vokrri të bëhen në stadiumin e Prishtinës.

Sport

09/06/2018 19:07

Kreu i FFK-së ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare.

Për nder të personalitetit të tij, presidenti Hashim Thaçi ditën e diel e ka shpallur ditë zie, ndërsa nesër me fillim nga ora 12:00 në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe.

Por, trajneri Afrim Tovërlani ka kërkuar që homazhet të kryhen në stadiumin e Prishtinës, ku Vokrri ka arritur suksese të mëdha.

“President i Kosoves z.Hashim Thaqi personalisht mendoj qe homazhet per te ndjerin legjenden dhe ikonen e futbollit Fadil Vokrrin do te duhej te mbahej ne stadiumin e Prishtines per shume arsye”, ka shkruar Tovërlani./Lajmi.net/