Afresk bio prej 10 mijë m2 mbi bar

Një artist i ri francez realizoi në pesë ditë një pikturë jetëshkurtër prej 10 000 metra katrorë në krahun e një kodre në Zvicër, duke bërë kështu afreskun më të madhë mbi bar në botë.

Lifestyle

05/08/2016 22:37

Guillaume Legros, më shumë i njohur nën emrin e artit “Sayqe”, zgjodhi komunën e vogël të Leysin, në Alpet Vaud, për të varur një bari 100 metra me 100, të shhtirë në bar, me llullë në gojë dhe sytë gjysmë të mbyllur.

Për të mbrojtur natyrën, Saype ka përdorur vetëm produkte natyrale dhe të biodegradueshme në bazë ujin, miellin, vajin e linit dhe produkte natyrale, një përzierje që ai më pas ai e ka spërkatur me ndihmën e një pistolete për pikturim.

Shiu dhe mbirja e barit do ta zhdukin pak e nga pakë bariun.

Ky realizim i këtij afresku gjigant u ndesh me shumë pengesa, kryesisht të lidhura me dimensionin dhe disnivelin.

“Është një sfidë sa teknike dhe fizike. Nëse harojmë një kuti me bojë poshtë, nevojitet një gjysmë ore për ta kërkuar”, shpjegon artisti.