AFP dhe AP gabimisht njoftojnë: Kosova u pranua në UNESCO (Foto)

Agjencionet France Press dhe Associated Press, gabimisht kishin njoftuar gjatë numërimit të votave se Kosova është pranuar në UNESCO.

Lajme

09/11/2015 15:49

Këtë lajm gabimisht e kishte postuar AFP në profilin e saj në Twitter, por ky lajm shumë shpejt është shlyer duke e postuar pas disa minutave lajmin e saktë, transmeton lajmi.net.

Lajmi 2Ndërkaq AP gabimisht e kishte kumtuar lajmin se Kosova është pranuar në UNESCO, duke e postuar në ueb-faqen zyrtare të këtij agjencioni.

Lajmi 3Por nuk ishin vetëm AFP dhe AP që u janë përvjedhur gabimet teknike, pasi edhe agjencia ruse e lajmeve TASS, ka njoftuar se Kosova është pranuar pasi 92 shtete anëtare të UNESCO-s kishin votuar “për” kurse 50 “kundër”, derisa 29 kishin abstenuar, por me të kuptuar çfarë kishin bërë ata kishin reaguar menjëherë duke e përmirësuar. (lajmi.net)