Foto e re: Thaçi falënderon Merkelin për mbështetjen e përpjekjeve për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar edhe një fotografi me kancelaren Angela Merkel në Paris.

Lajme

12/11/2018 16:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Faleminderit kancelarja Merkel për diskutimin e mirë në kuadër të përvjetorit të 100 të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Si dhe për mbështetjen e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të paqes dhe legalisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që siguron integrimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Kujtojmë se Thaçi këtë takim me kancelaren Merkel e bëri në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris. /Lajmi.net/