Afganistani i modës, dikur…

Dikur aty lulëzonte jeta, ishte treg i mirë për revistat e modës, kishte rok e kulturë. Ta krahasosh Afganistanin e gjysmë shekulli më parë me të sotmin duket e pabesueshme. Por, fotografitë e mëposhtme duhet t’ju bindin.

Bota

01/01/2014 20:23

Afganistani nuk ka qenë ai që është sot. Nëse një shteti, kohët i kanë ecur së prapthi, atëherë ai është Afganistani. Dikur aty lulëzonte jeta, ishte treg i mirë për revistat e modës, kishte rok e kulturë. Ta krahasosh Afganistanin e gjysmë shekulli më parë me të sotmin duket e pabesueshme. Por, fotografitë e mëposhtme duhet t’ju bindin se Afganistani është një vend i humbur në kohë.

Gratë afgane në vitet 1940

 

Një përrallë paralajmëruese e një kulture drithëruese dhe të lulëzuar të humbur në kohë, këto fotografi të mbledhura nga komuniteti në një faqe në Facebook në Afganistanë, kanë të ngjarë që të krijojnë tek ju mosbesim. Shteti, që ne aq shpesh jemi mësuar që të tregojmë sot për të dhe ta krahasojmë atë me një shoqëri të shkatëruar mesjetare, por jo shumë kohë më parë, peisazhi tashmë shterpë, atëbotë ishte i mbushur me ndërtesa elegante, gratë vishinin funde ndërsa adoleshentet ndaleshin që të blinin disqe muzikore në dyqanet e disqeve.

Ndërsa ju të shfletoni fotografitë e mëposhtme, që kanë qenë të shprehura përderisa lulëzonte jeta, shpresa dhe ai shpirti i rock’n’roll ndihet kudo në ajër- vetëm sa për të pasur ju parasysh se çfarë implikimesh ka përjetuar kjo kulturë, për vetëm pak dekada.

Stili tipik i veshjes së Kabulit në vitet 60-70’ta

 

Mohammad Qayoumi ishte rritur në Kabulin e viteve të 60’ta dhe të 70’ta, dhe shumë prej fotografive të tijë janë të paraqitura në koleksionin e fotografive në faqen e Facebook.

Ky është Afganistani që ai kujton:

Gjymë shekulli më parë, femrat afgane ndiqnin karrierën e tyre në mjekësi; burrat dhe gratë (pra dy gjinitë janë përzier) kanë shkuar rastësisht në kinema dhe në komplekset universitare në Kabul; ka pasur fabrika në periferi siç është ajo e djathit, tekstilit dhe fabrika të prodhimeve të tjera. Ka pasur një traditë të rendit dhe ligjit, dhe një Qeveri e ishte e aftë që të ndërmarr projekte të mëdha kombëtare të infrastrukturës, si është ndërtimi i hidrocentraleve dhe rrugëve dhe e gjithë kjo është bërë pa ndihmën nga jashtë. Njerëzit e zakonshëm kishin ndjenjën e shpresës, një besim të madh se edukimi do të hapte mundësi të mëdha për të gjithë, një bindje e fuqishme se një ardhme e ndritshme ishte përapa neshë. E gjithë kjo është shkatërruar në tri dekadat e fundit të luftës- por ajo ishte e vërtetë.

Ky ishte Afganistani…

Një dyqan i disqeve në Kabul në vitet e 60’ta Këngëtaret Afgane Stjuardeset e linjës ajrore Ariana Afghan Airlines Kabul 1960 Aeroporti Kandahar Airport i ndërtuar në vitet e 60’ta Vizitorët e huaj duke bërë kamping në Band-e Amir në vitet e 70’ta Udhëtimi me veturë në Afganistan Nënat dhe fëmijët në këndin e lojërave të fëmijëve Studentët e Universitetit të Kabulit në diplomimin e tyre në vitet e 70’ta Një klasë/ mbledhje e femrave- rreth viteve të 80’ta

 

Një klasë në Kabul, 1960

 

“Klasa e biologjisë, Universiteti i Kabulit”- në vitet e 50’ta dhe të 60’ta,femrat kishin mundësi që të ndqinin një karrierë profesionale në fusha, siç është edhe mjekësia. Sot, shkollat që edukojnë femrat janë cak i dhunës- hiq më larg se sa 5-6 vite më parë.

 

Dizenjatorja e modës Safina Tarzi në studion e saj në Kabul, 1969 Pamje nga dritaret e dyqaneve të veshjeve Zonjat afgane në Aeroportin e Kabulit

 

Kur Afganistani ishte në revistën Vouge, dhjetor 1969

Në vitin 1969, ky ishte Afanistani që përshëndeti ekipin e amerikanëve të revistës Vouge, kur ata arritën në Aeroportin Ndërkombëtarë të Kabulit. Ata ishin aty për të bërë xhirim për modën në Kabul dhe për të treguar modën afgane dhe të vendeve të tjera të afërta me këtë qytet, rezultati i kësaj ekspedite u shfaq në dhjetor të vitit 1969 dhe çështja kishte titullin “Aventura Afgane”.

Modelet ishin fotografuar dhe në sfond ato kishin rrënojat antike të tregjeve. Nxënëset afgane Protesta e grave, 1980