Afganistan, vriten 60 talebanë

Në operacionet e ndërmarra ndaj talebanëve nga forcat e ushtrisë, në disa qytete të Afganistanit janë vrarë 60 militantë dhe janë plagosur 38 të tjerë.

Bota

19/05/2015 19:12

Si raporton Anadolu Agency (AA), në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme e Afganistanit, theksohet se “operacionet e 24 orëve të fundit janë ndërmarrë aksione nga forcat e ushtrisë në qytetet Kunduz, Laghman, Baglan, Tahar, Kunduz, Farjab, Badahshan, Sar-i Pul, Xhevizxhan, Farah, Helmand dhe Nimroz, me ç’rast  u vranë 60 militantë dhe u plagosën 38 të tjerë”

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se janë asgjësuar bombat e vendosura skaj rrugëve në qytetet Dajkundi, Kandahar, Vardak, Gazne, Host dhe Paktika.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Muxhahit në lidhje me konfliktet në fjalë është pretenduar se në rajonet Munxhagak dhe Mardijan të Xhevizhan është rrëzuar një helikopter, janë shkatërruar 4 tanke dhe janë vrarë 17 ushtarë.