Afganistan, të paktën 4 të vdekur në sulmin në një treg në Khost

Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën sot në mesditë në sulmin në një treg me pajisje muzikore në Khost, në juglindje të Afganistanit, tha për median shefi i policisë së qytetit.

Bota

17/09/2017 14:39

“Një pajisje e lidhur në distancë me anë të një celulari ka vrarë katër persona dhe plagosur 14 të tjerë në një treg”, deklaroi Faizullah Khairat.
Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Khost, kryeqendra e provincës që mban të njëjtin emër, Habib Shah Ansari konfirmoi një bilanc me katër të vdekur dhe më shumë se dhjetëra të plagosur të cilët u shoqëruan drejt qendrave spitalore.
Shpërthimi u shënua rreth mesditës në momentin kur turma ishte në radhë në treg për të blerë disqe dhe video për t’i shkarkuar më pas në telefonat celularë.