Afganistan, së paku 16 persona të vdekur nga përmbytjet

Së paku 16 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut në veri të Afganistanit, ndërsa qindra shtëpi janë dëmtuar, bënë të ditur zyrtarët dhe mediat lokale.

Bota

19/05/2018 16:53

Sunat Taimur, zëdhënësi i administratës në provincën Takhar për AA tha se tetë qarqe në kufirin me Taxhikistanin kanë pësuar shkatërrime serioze gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut, të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Taimur theksoi se së paku nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, ndërsa janë dëmtuar më shumë se 500 shtëpi, transmeton Anadolu Agency.

Raporte të ngjashme vijnë edhe nga krahina fqinje Badakhshan, ku qendra për menaxhim me katastrofa (NDMA) kreu vlerësim pas shirave të rrëmbyeshëm.

Radiostacioni lokal bëri të ditur se shtatë persona kanë humbur jetën në përmbytjet, dhe se situata në mënyrë shtesë është përkeqësuar nga fakti se është ndërprerë komunikimi kryesor që lidh qarqet e largëta me kryeqytetin e provincës Faiz Abad.