Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre – Lajmi.net
Afganistan: Pesë policë janë vrarë nga kolegu i tyre
Autori: Lajmi.net Bota 12:59, 19 May 2017
Një polic afgan mbrëmë i ka vrarë pesë kolegë të tij në provincën Nangarhar, derisa ata ishin duke fjetur, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Sipas këtyre zyrtarëve, sulmuesi i identifikuar me emrin Nasratullah, i kishte mbledhur armët e kolegëve të vrarë dhe kishte ikur.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme. Por, grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe miliatntët talibanë janë aktivë në provincën Nangarhar, që është në kufi me Pakistanin.

Para dy ditësh, katër sulmues të armatosur kanë depërtuar me dhunë në kompleksin e ndërtesës së televizionit në kryeqyetin e kësaj province, Xhalalabad, me ç’rast është shkaktuar një përleshje e armatosur katërorëshe me forcat e sigurisë.

Për këtë sulm, nga i cili janë vrarë 10 vetë, përfshirë sulmuesit, përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik./REL

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan