Afganistan: Nga bomba masive janë vrarë shumë militantë të jashtëm

Nga bomba masive e Shteteve të Bashkuara, e hedhur kundër një kompleksi të shpellave të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Afganistan, janë vrarë luftëtarët militantë nga Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Rusia, India dhe vendet e tjera, ka thënë Ministria e mbrojtjes e Afganistanit.

Bota

19/04/2017 14:15

“Shumica e militantëve të vrarë në sulm ishin nga Pakistani, India, Filipinet dhe Bangladeshi”, tha mbrëmë, Mohammad Ramanish, zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit.

Bomba e tipit, GBU-43, së cilës i thuhet edhe “nëna e të gjitha bombave”, e hedhur më 13 prill, i ka vrarë 96 militantë të Shtetit Islamik, përfshirë edhe katër liderë të lartë të IS-it, kanë thënë Pentagoni dhe zyrtarë afganë.

Sipas tyre, është shkatërruar, po ashtu, një sistem i shpellave i gjatë 300 metra, së bashku me sasi të mëdha të armatimit të lehtë e të rëndë dhe municion.