Afganistan: 8 talibanë të vrarë nga një sulm ajror

Ministria e Brendshme afgane ka thënë se në sulmin ajror në veri të vendit, janë vrarë 8 pjesëtarë talibanë, përfshirë edhe një shef të grupit militant.

Bota

22/05/2017 20:21

Në deklaratën e 22 majit, Ministria ka thënë se sulmi ajror i 21 majit, ka vrarë Dost Mohammad, shefin e talibanëve për qarkun Qala-i-Zal, që gjendet në provincën veriore të Kunduzit.

Katër luftëtarë të tjerë talibanë janë plagosur në këtë sulm ajror, thuhet në njoftim.

Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga talibanët, të cilët para dy javësh morrën nën kontroll qarkun Qala-i-Zal, por më pas forcat e sigurisë afgane e rimorrën këtë qark përmes një kundër ofensive.

Kunduzi është nën kontrollin e qeverisë afgane, ndërkaq talibanët kanë nën kontroll shumicën e qarqeve që e rrethojnë këtë provincë.