Afërdita në Miami, por jo me të fejuarin

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

26/01/2018 16:28

Pas fejesës me hokeistin çek, Jakub Kindl, ajo ka shëtitur në vende të ndryshme, e me sa duket pushimet s’kanë mbaruar për të, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Afërdita ka udhëtuar për në Miami, ku kësaj radhe nuk po e shoqëron i fejuari, por nëna e saj.

Nga atje, ajo vazhdimisht sjell imazhe të reja me të cilat tregon se po kalon çaste të paharruara në shoqërinë e personit më të shtrenjtë për të.

Kujtojmë që tash e një kohë, Afërdita ka lënë prapa profesionin, duke iu kushtuar tërësisht jetës private. /Lajmi.net/