Afërdita Dreshaj publikon foto nga festa e beqarisë, Ermal Mamaqi sërish me koment epik

Festa e beqarisë e modeles dhe këngëtares Afërdita Dreshaj është duke bërë bujë në shtypin rozë.

ShowBiz

04/06/2018 18:00

Në fotot e publikuara nga modelet e pranishme dhe vetë këngëtarja, shfaqet një atmosferë e paharruar të cilat tash e një javë janë duke u argëtuar në Las Vegas, shkruan lajmi net.

Në njërën nga imazhet që Dreshaj ka ndarë me ndjekësit, shihet se edhe shoumenit Ermal Mamaqit i ka pëlqyer pasi e ka ripostuar në profilin e tij.

“E lamë me gocat për një kalçeto…Bëhuni ju mbas drake?”, ka shkruar ai ndërkaq pak më vonë nuk ka munguar as komenti i modeles teksa i thotë: “ O Ermalo të presim në Miami për dasmën”.

E më pas përgjigja e moderatorit do ju shkrijë së qeshuri “ Ja sa të laj enët dhe erdha”, komenti epik i Mamaqit.

Ndryshe, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl martohen me 29 qershor. /Lajmi.net/