Afërdita Dreshaj publikon filmin e shkurtër të dasmës

Në fund të muajit qershor, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl i dhanë fund beqarisë.

ShowBiz

16/08/2018 22:47

Dasma e tyre e organizuar në Miami kishte marrë vëmendjen e shtypit rozë, shkruan lajmi.net.

Çdo gjë nga dasma e tyre ishte menduar deri në detaje, ndërsa pas dasmës ata udhëtuan në Karaibe për muajin e mjaltit.

Dy muaj pas dasmës, modelja ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër me të cilën shfaq momentet më të bukura nga dasma me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Sa i përket jetës profesionale, Afërdita tash e një kohë nuk është parë e angazhuar në profesion. /Lajmi.net/

Thank You @albapro for making my day shine brighter…

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on