Afërdita Dreshaj përsëri në pushime, ky është destinacioni i ri

Modelja Afërdita Dreshaj tash e një kohë nuk është parë të jetë e angazhuar në profesionet e saj.

ShowBiz

08/02/2018 10:22

Pas fejesës me hokeistin çek, Jakub Kindl, Afërdita bashkë me të ka vizituar vende të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Së fundi, përmes rrjeteve sociale ajo bëri të ditur se është kohë për pushime, kësaj radhe destinacion është Tajlanda.

Kurse në një tjetër imazh, ku ka shfaqur të fejuarin e saj, ajo tregoi se kanë ndaluar në Miami.

Këto ditë, Afërdita kishte dhënë sinjale edhe për martesë, duke treguar se shumë shpejtë do ta shohim nuse. /Lajmi.net/