Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl realizojnë fotosesionin e parë para dasmës

Jemi në Qershor dhe dasma e radhës madhore në estradë po afrohet.

ShowBiz

13/06/2018 08:29

Në fund të këtij muaji, këngëtarja dhe modelja shqiptare do ta kurorëzoj dashurinë me hokeistin çek Jakub Kindl, shkruan lajmi.net

Përgatitjet për natën e tyre më të rëndësishme kanë nisur herët dhe momente të tilla i kemi parë nga dyshja nëpërmjet publikimit të disa imazheve në rrjete sociale.

E së fundmi ata kanë realizuar edhe një fotosesion i cili nga pamjet e para duket të jetë i mahnitshëm.

Në fotot e realizuara ata njëri-tjetrin tashmë e kanë cilësuar si burrë e grua./Lajmi.net/