Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek sot festojnë ‘katër vjet dashuri’(Foto)

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj çek, Jakub Kindl sot festojnë 4 vjetorin e lidhjes.

ShowBiz

25/09/2017 15:47

Në këtë ditë të veçantë për ta ishte Afërdita ajo e cila publikoi një imazh të mahnitshëm në Instastory ku shihet në krahët e tij në Pragë, shkruan lajmi.net

‘’Katër vjet’’ ka shkruar Afërdita përkrah fotografisë së publikuar me hokeistin çek me të cilin duket se është shumë e dashuruar.

Në anën tjetër ajo kishte një lidhje disa vjeçare me Shpat Kasapin me të cilin u nda shkak  i tradhëtisë që i bëri, të paktën kështu ka deklaruar vetë Shpati nëpër intervista.

E derisa ajo po i feston ‘katër vjet dashuri’ Shpati po merret me projektet e tij muzikore, ‘dashurinë’ e tij të përjetshme të cilën e do dhe ushtron me pasion./Lajmi.net/