Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj kanë festë

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe burri i saj, Jakub Kindl janë duke festuar për diçka të veçantë.

ShowBiz

10/02/2019 20:35

Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, bashkëshorti i saj çek, sot kanë një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi sot (10 shkurt) e ka ditëlindjen ai dhe me rastin e kësaj date të veçantë çifti kanë dalë për të festuar.

Nga ndeja ku po festohet ditëlindja e 32-të e Jakub, Afërdita i ka publikuar edhe disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

Dyshja e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë vitit të kaluar./Lajmi.net/