Afër zgjidhjes së misterit të aeroplanit të humbur malajzian

Një aeroplan australian ka pikasur dy objekte, në kërkimet e tyre për të gjetur aeroplanin e humbur malajzian. Tashmë janë dërguar edhe anije në atë zonë.

Bota

24/03/2014 23:21

Të dy objektet mund të merren për verifikim brenda disa orësh. Këto dy objekte janë hasur në jug të Oqeanit Indian.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Transportit të Malajzisë. Ndërkaq,  Kryeminsitri australian Tony Abbot ka thënë se njëri prej objekteve të gjetura ishte në formë rrethore me ngjyrë gri ose të gjelbër, ndërsa objekti tjetër ishte në formë drejtkëndore me ngjyrë portokalli.

Abbot ka thënë se akoma nuk dihen nëse këto dy objekte të gjetura në oqean mund të jenë mbetje të fluturimit MH370. Ai ka treguar se objektet e pikasura nga autoritetet australiane janë të ndryshme në pamje me gjetjet e një sateliti kinez ditë më parë.

Tashmë mbetjet pritet që të nxirren nga oqeani dhe të verifikohen. Nëse del që këto janë mbetjet e aeroplanit malajzian të zhdukur që prej 8 marsit, do të ishte zgjidhja në nj3ë prej “mistereve më të mëdha të kohëve tona”, tha Kryeministri i Australisë, Tony Abbot.