Afër njëmijë gjoba, 38 aksidente, 29 të arrestuar: 24 orëshi i fundit në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka bërë të ditur ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë.

Lajme

13/12/2018 10:59

Aty bëhet e ditur se 991 gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit policor, gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur gjithsej 38 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar, kurse 24 pa të lënduar.

Janë arrestuar 29 persona, 23 janë dërguar në mbajtje, kurse tre në vuajte të dënimit. /Lajmi.net/