Afër marrëveshja me Cuadradon

Fiorentina ka arritur marrëveshje me Juan Cuadradon për vazhdimin e kontratës së tij në klub deri më 2019. Ai tani vlen 35 milionë euro.

Sport

09/10/2014 18:15

Fiorentina më në fund duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Juan Cuadradon.

Palët janë shumë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij në Artemio Franchi deri më 2019, ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Nazione”.

Me marrëveshjen e re, ylli kolumbian do të përfitojë rreth 3 milionë euro në stinor, dhe dëmshpërblimi i tij do të vlejë 35 milionë euro.

Cuadrado spekulohet se do të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të janarit, ose në fund të sezonit.