Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës merr mirënjohje nga Easyjet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari, me drejtuesin “Limak-Kosovo”, mori mirënjohje nga kompania ajrore “Easyjet” për shërbime cilësore.

Lajme

02/07/2014 22:04

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë certifikatë për kontributin e çmuar në ofrimin e shërbimeve për kompaninë ajrore “Easyjet”, duke i mundësuar arritjen e cakut të performancës në kohë, thuhet në një njoftim të ANP-së. 

Kategoria e aeroporteve (vëllim i ulët-që procedojnë 50 fluturime të EasyJet në muaj), sipas të njëjtit njoftim, përfshin jo më pak se 100 aeroporte të ndryshme ku Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari me drejtuesit “Limak-Kosovo” merr këtë mirënjohje.

“Në saje të stafit të ri, të shkolluar dhe të dedikuar, si dhe lehtësirave në terminalin e ri ANP ka arritur që të procedojë udhëtarët dhe fluturimet e kompanisë EasyJet në një kohë rekorde të procedimit”, përfundon komunikata.

“EasyJet” është kompani ajrore me çmime të ulëta që gjithmonë vë sigurinë në rend të parë para performancës në kohë.