Aeroporti më i pazakontë në botë: Pistën e saj e “prenë” rruga kryesore e qytetit, kur lëshohet rampa krijohen kolona të gjata të veturave (Foto/Video) – Lajmi.net
Aeroporti më i pazakontë në botë: Pistën e saj e “prenë” rruga kryesore e qytetit, kur lëshohet rampa krijohen kolona të gjata të veturave (Foto/Video)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 20:40, 22 January 2018
Aeroporti “Gibarltar” në North Front është një nga aeroportet më specifike, për faktin se pistën e saj e “ndërprenë” një rrugë lokale në të cilën çdo ditë kalojnë mijëra vetura.

Pista e gjatë 1800 metra gjendet në rrugën më të frekuentuar të qytetit “Avenu Winston Churchill”, e cila gjatë çdo aterrimit apo ngritje në ajër të ndonjë aeroplani, mbyllet me një rampë si në hyrje ashtu dhe në dalje të saj, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i mbylljes së kësaj rruge nganjëherë krijohen kolona të gjata, pasi rampa ka raste kur nuk ngritët me orë të tëra për shkak të trafikut të rënduar ajror.

Aeroporti Gibraltar është ndërtuar midis rrugës kryesore të qytetit pasi mungonte një hapësirë e madhe e rrafshët, për faktin se gjendet në një gjysmë-ishulli që kap një hapësire prej vetëm 6.8 kilometra katrorë.

Por, për fat të mirë North Front nuk është një aeroport edhe aq shumë i ngarkuar, pasi vetëm 30 fluturime realizohen gjatë javës.

Për shkaqe sigurie të pasagjerëve por edhe shoferëve të veturave, ekzistojnë disa preventiva, siç është rampa, shenja paralajmëruese të komunikacionit, dhe mbishkrime se assesi nuk duhen të hidhen mbeturina apo gjësende tjera në rrugën që ndanë këtë pistë.

“Tani jeni duke kaluar nëpër një pistë aktive. Hedhja e mbeturinave dhe gjësendeve tjera mund të shkaktoj ndonjë incident me fatalitet. Kujtoni se një ditë edhe ju mund të jeni në atë aeroplan”, janë disa nga mbishkrimet paralajmëruese.

Për të funksionuar më mirë komunikacioni, planifikohet të ndërtohen tunele me katër korsi që do të kalojnë nën pistë.

 

 

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master