Aeroporti JFK do të hap terminalin vetëm për kafshë

Fluturimet e klasit të lartë që kanë edhe kafshë në Aeroportin Ndërkombëtar Kennedy në New York, tanimë do të kenë edhe terminalin e tyre luksoz.

Fun

19/07/2015 21:54

Ndërtesa private i cila ka kushtuar 48 milionë dollarë do të quhet The Ark në JFK. Ajo mund të mbajë deri në 70 mijë kafshët që fluturojnë brenda dhe jashtë aeroportit çdo vit, duke filluar nga macet, qentë deri tek kuajt lopët, shkruan arbreshinfo.

JFK 1Kafshët e mëdha do të kenë stallat e tyre me klimë të kontrolluar, si dhe do të kenë suita të hotelit me TV të sheshtë, pishina në formë kocke dhe shërbime të saunës.