Aeroporti i Gjakovës, pronë e Qeverisë

Aeroporti i Gjakovës do të transferohet nën pronësinë e Qeverisë. Në periudhën 9 mujore ky aeroport do të mbikëqyret nga Aeroporti i Prishtinës deri sa të gjendet një menaxher, për ta udhëhequr atë.

Lajme

11/12/2013 14:14

Kanë filluar bisedimet për transferimin e Aeroportit Ushtarak të Gjakovës, nga KFOR’i Italian tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ky aeroport do të transferohet në pronësi të Qeverisë brenda 9 muajve.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ka thënë se ky aeroport do t’i jepet në përkujdesje të përkohshme Aeroportit të Prishtinës në periudhë 9 mujore dhe do të zgjidhet një menaxher i përkohshëm, për të zhvilluar aktivitetet.

“Vendimi ka për qëllim që ky aset të vazhdojë të operohet dhe të mirëmbahet pas tranferimit te Qeveria e Kosovës”.

“Ky vendim paraqet dhënien e aeroportit në përkujdesje të përkoshme 9 mujore ndërrmarrjes publike Aeroporti në Prishtinë, ndërrmarrje kjo që ka ekspertizën e nevojshme për operimin dhe  mirëmbajtjen e rregullt të këtij aeroporti. Autorizohet Aeroporti që ta emërojë një menaxher të përkoshëm me kompetenca të plota për zhvillimin e aktiviteteve”.

Aeroporti Ushtarak i Gjakovës prej 13 vitesh ka qenë nën mbikëqyrje të KFOR’it italian, Ministria e Mbrojtes së Italisë dhe Qeveria e Kosovës.

Ustaibo ka thënë se diskutimet për tranfserimin e aeroportit në pronësi të Qeverisë në pajtim me të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

Zëvendësministri Ustaibo gjithashtu tha se aeroporti është në gjendje të shkëlqyshme dhe mund të shfrytëzohet për transport të mallvare, për aviacion si dhe për ativitete sportive dhe rekreative.

Marrëveshja për transferimin e aeroportit  pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji nga komisioni ndërministror dhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë.