Aeroporti i Gjakovës do t’i takojë ushtrisë së Kosovës?

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka thënë se janë duke u diskutuar disa opsione për shfrytëzimin e aeroportit të Gjakovës, siç është ajo për aktivitete komerciale, por edhe si aeroport ushtarak, i cili mund të shfrytëzohet nga ushtria e ardhshme e Kosovës

Lajme

21/04/2017 15:51

“Pasi të bëhet studimi i fizibilitetit mund të shfrytëzohet edhe si aeroport ushtarak, funksion të cilin ky aeroport e kryente nga KFOR-i”, ka thënë Kusari gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës në aeroportin e Gjakovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Mustafa tha se aeroporti i Gjakovës nuk duhet të mbetet i boshatisur dhe se Qeveria do të angazhohet që ky aeroport të jetë funksional sa më parë. /klankosova/.