Aeroplani rus nuk ishte i dëmtuar para se të rrëzohej – Lajmi.net
Aeroplani rus nuk ishte i dëmtuar para se të rrëzohej
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:11, 12 February 2018
Aeroplani me pasagjerë që u rrëzua jashtë territorit të Moskës nuk ishte dëmtuar dhe ka shpërthyer pasi është rrëzuar në tokë, ka thënë agjencia më e lartë e shtetit për hetime.

Përmes një deklarate, Komitetit Hetues ka thënë se nuk ka pasur zjarr kur është përplasur aeroplani.

Në këtë incident kanë vdekur të 71 pjesëtarët që kanë qenë në aeroplan.

“Jemi të bindur se në momentin e rrëzimit, në aeroplan nuk ka pasur zjarr”, është thënë në deklaratë.

“Shpërthimi ka ndodhur pasi aeroplani është rrëzuar”.

Zyrtarët kanë thënë se nuk besojnë që ndonjë akt terrorist të ketë rrëzuar aeropolanin, mirëpo nuk kanë njoftuar për shkakun e mundshëm.

Komiteti Hetues ka thënë se autoritetet do të konsiderojnë “të gjitha teoritë” dhe do të hetojnë të gjitha anët që lidhen me fluturimin, duke përfshirë edhe nivelin e eksperiencës së punëtorëve.

Fjalët kyçe: aeroplani rus, Rrezimi, Zjarri

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Supercar Showdown
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper