Aeroplani ‘Moyes Out’

Telashet e David Moyesit do të vazhdojnë të shtunën pasi një grup i tifozëve të Manchester Unitedit planifikojnë të paguajnë një aeroplan që të shfaq mesazhin ‘Moyes Out’ mbi Old Trafford. Kampioni i Premierligës është duke kaluar stinorin më të dobët me dekada dhe tifozët kanë filluar të marrin masa duke kërkuar largimin e skocezit…

Sport

27/03/2014 20:30

Telashet e David Moyesit do të vazhdojnë të shtunën pasi një grup i tifozëve të Manchester Unitedit planifikojnë të paguajnë një aeroplan që të shfaq mesazhin ‘Moyes Out’ mbi Old Trafford.

Kampioni i Premierligës është duke kaluar stinorin më të dobët me dekada dhe tifozët kanë filluar të marrin masa duke kërkuar largimin e skocezit nga posti i menaxherit. United humbi 3:0 në derbin e qytetit nga Manchester City të martën duke ashpërsuar pakënaqësitë ndaj Moyesit.

Një blog i tifozëve të Unitedit, Therepublikofmancunia.com ka njoftuar se në kundërpërgjigje për pankartën ‘Chosen One’ të Moyesit në tribunën Stretford End, do të angazhojë një aeroplan për të shfaqur mesazhin ‘Moyes Out’ mbi Old Trafford në duelin e ardhshëm kundër Aston Villës të shtunën.

Një grup i tifozëve të Unitedit ka grumbulluar 840 funte për të paguar aeroplanin që t’ua kryejë porosinë.