Aeroplani më i madh në botë kryen me sukses testin e parë (Video)

Aeroplani më i madh në botë “Stratolaunch” është testuar në një pistë në Kaliforni, kurse pamjet e publikuar në Twitter i ka vënë shefi i kompanisë dhe njëherit njëri nga themeluesit e kompanisë Microsoft, Pol Allen.

Auto & Tek

22/12/2017 12:16

 

“Stratolaunch është nxjerrë nga hangari në pistën e aeroportit Mojave, dhe me sukses ka kryer fazën e parë të testimit”, ka shkruar Allen.

Në video shihet aeroplani me dy “trupa” dhe më gjashtë motorë duke lëvizur në pistë, por nuk është ngritur në ajër pasi ngritja në ajër para shihet të bëhet në fazën e dytë të testimit.

YouTube player