Aeroplani Malejzian është rrëmbyer

“Është përfundimtare”, nuk është më teori, se aeroplani që po bartte 239 pasagjerë është rrëmbyer, ose nga pilotët në bord ose nga dikush tjetër që ishte në atë udhëtim. Aeroplani ishte zhdukur më 8 mars, teksa po kthehej nga Pekini në Kuala Lumpur.

Bota

15/03/2014 15:00

Aeroplani i zhdukur Malejzian ka qenë i rrëmbyer nga një ose nga dy pilotët e saj ose nga dikush tjetër që ishte në këtë udhëtim. Në këtë konkluzion ka ardhur njëri prej hetuesve të Malajzisë.

“Kjo gjë është përfundimtare” dhe nuk është më teori, tha zyrtari nga qeveria në Malajzi, i cili është i përfshirë në hetimin e zhdukjes së Aeroplanit.

Zyrtarët thanë se akoma nuk janë zbuluar motivet e rrëmbimit, akoma nuk dihet se ku ndodhet aeroplani – me 239 pasagjerët që ishin në bordin e tij. Por, ata thonë se e dinë që aeroplani është rrëmbyer.

Zyrtari nga Qeveria tha se në këtë përfundim erdhën si pasojë e disa dëshmive të dukshme: pajisjet e komunikimit të aeroplanit ishin shkyçur në mënyrë të vullnetshme, të dhënat se nga udhëton aeroplani dhe të dhënat e tjera për të ditur rrugëtimin e aeroplanit po ashtu janë hequr nga funksioni, në mënyrë që të mos diktoheshin nga radarët.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak nuk e ka konfirmuar nëse aeroplani është rrëmbyer, por tha se hetuesit kishin gjetur se pajisjet e komunikimit ishin shkyqur në mënyrë të vullnetshme, përderisa aeroplani po kthehej nga udhëtimi i tij në Pekin, ai gjithashtu ka gjasa të ketë fluturuar edhe për 7 orë të tjera- që i bie që ka gjasa që aeroplani të ketë përfunduar më së largti në Kazakistan ose edhe në jug të Oqeanit Indian.

Aeporlani i cili po kthehej nga Pekini për në Kuala Lumpur u zhduk në mënyrë të çuditshme më 8 mars.

Por, zhvillimet e fundit kanë hyrë në një fazë të re, dhe duket se shumë shpejt do t’i jepet përgjigje kësaj enigme.