Aeroplani francez detyrohet të ateroj, merr kërcënim nga Jihadi John (Foto)

Aeroplani francez “Air France” është detyruar të ateroj në Amsterdam pas një kërcënimi që u bë nëpërmjet rrjetit social Twitter, nga llogaria @jihadijohne8, se do ta shpërthejë atë.

Bota

14/11/2015 17:35

Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga fluturimi AF1741 nga aeroporti Schipol e cila duhej të ateronte në “Charles de Gaulle: në Paris, të shtunën mbrëma, shkruan Dailymail.

E gjitha ndodhi pasi një llogari me emrin “Jihadi John8”, ka shkruar se do të shpërthejë aeroplanin në të njëjtën mënyrë sikurse avionët rusë që  vepruan kundër Sharm el Sheikh muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Ai shkroi: Harrojeni Rusinë? Prisni e shikoni se çfarë do të ndodh me fluturimin AF1741./lajmi.net.