Aeroplani i “Egypt Air” është rrëzuar nga një meteor?

Një tjetër teori ka dalë së fundmi në media sa i takon aeroplanit “Egypt Air”, që u rrëzua javën e kaluar në Detin Mesdhe.

Bota

25/05/2016 18:23

Sipas mediave angleze meteori shpërtheu në atmosferën e Tokës të martën, besohet se ka qenë shkaktari i rrëzimit të aeroplanit me 66 pasagjerë.

Ekspertët besojnë se meteori ka rënë në afërsi të ishullit Kretë, në zonën ku u zhduk aeroplani në Detin Mesdhe. Teoria bëhet me e besueshme nga fakti që ditën e rrëzimit Moska kishte lëshuar alarmin për një meteor që mund të kërcënonte fluturimet ajrore.

Shkaqet e aksidentit ajror, në të cilin humbën jetën 66 persona ende nuk janë bërë zyrtarisht publike. Aeroplani i rrëzuar ishte një “Airbus A230” i kompanisë “Egyptair”, që fluturonte nga Parisi në Kajro.