Aeroplani bën ulje emergjente pa ndihmën e rrotave (Video)

Një aeroplan privat është detyruar të bëjë ulje emergjente pa ndihmën e rrotave në Palm Springs të Kalifornisë. Sistemi i hapjes së rrotave kishte dështuar në momentin e fundit, kështu që piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente pa ndihmën e rrotave, duke shpresuar se do të arrijnë të zbresin të gjallë, shkruan RT.

Fun

06/12/2015 17:21

Derisa aeroplani po i afrohej aeroportit ndërkombëtar të Palm Springs, ishte bërë e qartë se do të detyrohet të kryej ulje të pazakontë. Megjithatë, piloti arriti ta ulë aeroplanin me sukses pa shkaktuar viktima apo të lënduar që ishin në bord, transmeton lajmi.net.

Ekzistonte rrezik i madh që aeroplani të përfshihet nga flaka për shkak të shkëndijave të krijuara nga fërkimi i aeroplanit në pistë, por ekipet e zjarrfikësve ishin vënë në gjendje gatishmërie, dhe fatmirësisht kanë arritur të neutralizojnë zjarrin që kishte filluar të përhapet. (lajmi.net)

YouTube player